17.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

“Nëse nënshkruaj, më vrasin”, avokati tregon për “kërcënimet” që Thaçi i merrte në Rambuje

- Advertisement -

Në ditën e parë të gjykimit, Prokuroria në Hagë ka tentuar të shpjegojë fuqinë që e kishte Shtabi i Përgjithshëm, përkatësisht katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

- Advertisement -

Sot, mbrojtja e Thaçit ka shpjeguar, përmes disa shembujve, se si ai nuk kishte fuqi ekzekutive dhe në shumë raste vendimet e tij janë varur nga komandantët e zonave dhe Adem Demaçi.

Daçiq në Romë përballet me tri ministra shqiptarë dhe një kryeministër – G…
Avokati i Hashim Thaçit ka folur për ndikimin që Demaçi e kishte në UÇK, duke përmendur largimin e Azem Sylën nga funksioni i Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë konferencës së Rambujesë, pa e ditur as ai, as Thaci.

- Advertisement -

“Sa i takon aftësisë së Thacit për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujë, kjo vihet në dyshim nga një sër faktorësh. Faktori i parë është se duhej të ekzistonte njëfar aprovimi nga Adem Demaci. Adem Demaci ishte përfaqësuesi i përgjithshëm politik dhe autoriteti suprem politik i UÇK-së. Gjatë konferencës në Rambuje u largua për të shkuar në Slloveni, që t’i merrte miratimin dhe mbështetjen e Demaçit”, tha avokati.

Tutje, mbrojtja e Thaçit kanë publikuar disa prej videove dhe deklaratave, ku komandantë të Zonave si Rrustem Mustafa – Remi, apo Sylejman Selimi.

“I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të moçme, që e lëshuan sot në gjykatë.

- Advertisement -

Përvec këtyre, avokati nxori edhe një pjesë nga libri i diplomatit amerikan të angazhuar në Rambuje, Christopher Hill.

Hill ka shkruar se e ka pyetur Thacin se nuk po e kuptonte pse s’po nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.

“Në qoftë se unë pranoj, do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”, thuhet në librin e ambasadorit Hill.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -