fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nëse martoheni në kishë, ky shtet iu paguan me 20 mijë euro

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Dasmat fetare janë në rënie. Ndaj një propozim interesant vjen nga Italia. Është “Lega” e Mateo Salvinit, pjesë e koalicionit që qeveris vendin që mendon të tërheqë të rinjtë të martohen në kishë.

Si? Me një bonus dasme deri në 20 mijë euro për ata që vënë kurorë para priftit. Projektligji është depozituar në parlament nga deputetët: Domenico Furgiuele, Simone Billi, Ingrid Bisa, Alberto Gusmeroli dhe Erik Pretto.

Formula është ajo e zbritjes së 20% të shpenzimeve të lidhura me kremtimin e dasmës. Aty përfshihen stolitë në kishë (lule dekorative), broshura, rroba për nusen dhe dhëndrin, katering, favore, kostume dhe produkte.

- Advertisement -

Oferta përfshin edhe shërbimet e fotove dhe videove të dasmës. Iniciativa shkaktoi polemika në fillim, por më pas u korrigjua. “Do të vlejë për të gjitha martesat” – thanë ata. Qeveria italiane sqaroi se kjo është “një nismë parlamentare dhe jo e qeverisë”.

Përfituesit e mundshëm janë çiftet e rinj nën 35 vjeç. Të ardhurat e tyre të deklaruara nuk i kalojnë 23 mijë euro në vit dhe jo më shumë se 11 500 euro për person. Dasmat me rite fetare janë në rënie me 67,9% në Itali.

Shpenzimet e zbritshme që lidhen me kremtimin e një martese fetare vendosen në maksimum 20 mijë euro. Dasma duhet të jenë kryer në territorin e shtetit italian dhe përfituesit e bonusit duhet të kenë të paktën 10 vjet nënshtetësi italiane.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -