7.9 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka treguar se është kërcënuar me arrestim nga nënkryetarja e parlamentit serb, Snezhana Paunoviq, njëherësh deputetja e partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit.

- Advertisement -

 

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook tregon se ky kërcënim erdhi pasi fjalimit të tij që bëri një ditë më parë për Kosovën në parlamentin serb.

 

- Advertisement -

Kamberi thotë se “ Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”, “Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq. “Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo.

Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste”, shkroi Kamberi.

- Advertisement -

Tutje, Kamberi theksoi se të flasësh të vërteten rreth Kosovës në parlamentin serb të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve.

Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhëtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar”, theksoi Kamberi.

“Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste. E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh. Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”, tha ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -