fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Nëntoka e Kosovës vlen mbi 150 miliardë euro

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nga Kosova ime

Nëntoka e Kosovës vlen para. Pasuritë janë aty, vetëm se nuk po shfrytëzohen.

- Advertisement -

Po të nxirreshin në sipërfaqe dhe të përpunoheshin mineralet, atëherë del se vendi ka rezerva të mëdha, të cilat arrijnë vlera astronomike kur shndërrohen në para. Pasuritë më të mëdha të vërtetuara janë në thëngjill dhe nikel. Kosova ka 12.5 miliardë ton thëngjill, të cilat kur shndërrohen në para, në vlerë aktuale kalojnë vlerën e 125 miliardë eurove. Të eksploruara janë vetëm 2 për qind e rezervave.

Por, kjo është pasuri në pjesën më të madhe tashmë e vdekur. Kosova s’do të mund ta përdorë asnjëherë pasurinë kryesore të saj, pasi ka humbur hapin me ndërtimin e termocentraleve të reja nga linjiti. Bota nuk e lejon më këtë dhe pasuria më e madhe do të qendrojë aty, nën tokë e paprekur thuajse krejtësisht.

Shfryëzohen 10 milionë tonë në vit për prodhim të energjisë, të cilat krijojnë një vlerë prej mbi 120 milionë eurosh, ndërsa një pjesë tjetë shfrytëzozet për ngrohje. Por, që të dy format krijojnë edhe ndotje të madhe.

Ndërkohë, Kosova kishte mbi 2 milionë tonë nikel, me spekulime që mund të ketë deri në 14 milionë ton. Vlerën aktuale në treg po të nxjerrej sot dhe të ishte komplet e përpunuar rreth 20 miliardë eurove. Një pjesë e nikelit tashmë është nxjerrë dhe shfrytëzuar.

- Advertisement -

Kosova ka mbi 2.2 milionë ton rezerva të plumbit, vlera e të cilave është mbi 5 miliardë euro. Minierat e Trepçës vlerësohet të kenë edhe afro 2 milionë ton rezerva të zinkut, të cilat kushtojnë rreth 6 miliardë euro. Këto miniera kanë edhe rreth 2 milionë kilogramë argjend, vlera e të cilave shkon në mbi 1.5 miliardë euro. Kjo nuk është e tëra. Gjatë shfrytëzimit të plumb – zinkut – argjendit në Përroin e Ngjyrosur (Artana – Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionë ton hollojzit të shkallës së lartë Al2SiO5 (OH)4. Sipas Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ky është vetëm një nga vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të madhe (140-450 dollarë toni). Katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA). Prodhimi botëror i sotëm është vlerësuar në 150.000 ton/vit.

Pasuritë nëntokësore të Kosovës janë të shpërndara nëpër tërë territorin. Vlera e mineraleve të vërtetuara shkon në mbi 150 miliardë euro. Por ende nuk janë bërë hulumtime të tërë territorit, kur ka indikacione të qarta se edhe shumë pasuri ekzistojnë. Pas vrojtimeve të fundit të bëra nga ajri prej JAC it, është vërejtur se ka edhe ar, krom, nikel, bakër e minerale të tjera. Kosova mund të ketë edhe naftë.

Por, në të shumtën e rasteve resurset e Kosovës mbesin të pashfrytëzuara. Madje, nuk po shfrytëzohen as ato që dikur janë nxjerrë.

- Advertisement -

Kosova kishte nxjerrë vazhdimisht magnezium dhe boksite për dekada me radhhë. Nxjerrëshin në Golesh mbi 30 mijë ton magnez në vit, të cilat kanë vlerë aktuale në treg prej mbi 65 milionë eurove. Tashmë, ato nuk shfrytëzohen fare. As boksitet në Klinë. Prodhoheshin 2.8 milionë ton boksite në vit që kanë vlerë aktuale mbi 85 milionë euro.

Aktivizimi i të gjitha minierave dhe përpunimi i tyre mund të rriste ekonominë e Kosovës shumë.

Po të ringjalleshin të gjitha kapacitetet e Trepcës për përpunimin e pIumbit, zinkut dhe argjendit do të mund ta rrisnin qarkullimin e Trepcës në së paku 200 milionë në vit. Riaktivizimi i fabriksës së akumulatorëve do të mund të shtonte së paku 50 milonë tjera. Boksitet e Klinës dhe magbeziumi i Goleshit edhe së paku 150 milionë euro tjera.

Sa i përket Trepcës, tashmë një dritë po shihet në fund të tunelit. Qeveria e Kosovës po e riakvitizon atë.

Kosova mund të nxjerrë qymyr shtesë dhe t’ia shesë Greqisë dhe vendeve tjera që kanë mungesa. Vetëm nga shtimi i prodhimit të qymyrit do të mund të përfitoheshin nga 500 milionë euro cdo vit lehtësisht.

Riaktivizimi dhe nxjerra edhe e mineraleve tjera të vërtetuara, kryesisht në ish minierat e Trepcës dhe vendeve përreth pa diskutim, me mundin më të voglin mund t’ia shtonte eksprortet Kosovës me 100 milionë euro tjera.

Vetëm nga riaktivizimi i nëntokës Kosova mund të eksportonte lehtësisht 1 miliard euro në vit, me investime fillestare që nuk e kalojnë vlerën e 1 miliard eurove. Sigurisht, eksploatimi është punë e vështirë dhe do shumë eksprtë, espertiza dhe strategji të mirëfilltë tregu.

Por, rritja e eksportit në ato nivele do ta rikthente krejtësisht bilancin tregtar të Kosovës në favorin tonë. Do të krijoheshin edhe mbi 100 mijë vende të reja pune. Të njëjtën kohë, Kosova do të bphej vebdi më i zhvilluar i rajonit.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -