7.3C
Pristina
6 Mars, 2021 - 05:21

Nenad Canak ia “shilon” nënën Sheshelit në emision ‘live’

Kryetari i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, në emisionin e mëngjesit në “Tv Happy” ka zgjedhur fjalët më të rënda për Vojsllav Sheshelin.

Këto fjalë të Canak kanë ardhur si rezultat i një emisioni të një dite më parë pasi Cedmor Jovanoviq ishte detyruar që ta lëshojë studion shkaku i përpIasjes me Sheshelin.

Canak e ka quajtur derr dhe kr.iminel Iufte Sheshelin derisa nuk ka ngurruar që ta shajë edhe me nënë.

Në mes të fyerjeve të Canak është përpjekur që të ndërhyjë edhe autori i emisionit, Milomir Maric, duke folur për sukseset akademike të Sheshelit, megjithatë një gjë e tillë nuk e ka ndalur Canakun për të vazhduar sulmet.

Maric vazhdoi ta provokonte duke e pyetur nëse Sheshel ishte më i zgjuar se ai, kështu që Canak u përgjigj edhe më ashpër.

“Ai është një kafshë, i frustruar sek.sualisht, sepse është i çmendur”, ka thënë tutje Canak.

Ai gjithashtu ka thënë se dyshohet që Vuk Drashkoviç e kishte pyetur Sheshelin se si mund të gënjejë kaq shumë, derisa Sheshel sipas Canakut ishte përgjigjur:

“Derisa ka një milion analfabetë në Serbi, unë nuk duhet të shqetësohem për të ardhmen time”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika