18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Nëna nga Klina: I kam 3 vajza në shkollë, mësuesit po ua kërkojnë librat – paratë e subvencionimit nuk na kanë dalë

- Advertisement -

Prindërit vazhdojnë të shprehin shqetësimin e tyre rreth mossubvencionimit të parave për librat edhe pse thonë se kanë aplikuar.

- Advertisement -

Një nënë nga qyteti i Klinës ka shkruar në adresë të AlbanianEducation.net ku ka paraqitur shqetësimin e saj.

Ajo ka treguar se i ka tre vajza në shkollë dhe se mësimdhënësit po ua kërkojnë librat, por ato nuk i kanë blerë sepse ende nuk ju kanë subvencionuar paratë edhe pse kanë aplikuar qe një javë.

- Advertisement -

“Kam aplikuar të hënën, pra sot një javë. Paratë ende nuk kanë dalë. Tri vajza i kam në shkollë, njëra në klasë të dytë, njëra në të katërtën dhe tjetra në të pestën, por librat nuk i kanë ende. Ndërsa mësuesit po ua lypin librat. Iku një javë dhe askush nuk e di se kur na i qesin në xhirollogari paratë për t’ia blerë fëmijëve librat”, ka thënë kjo nënë e shqetësuar për AlbanianEducation.net.

Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë një datë se kur do të bëhet pagesa e radhës për librat. /AlbanianEducation.net/.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -