10.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Nëna dhe tre fëmijët e saj shpëtohen pas 108 orësh nën gërmadhat e ndërtesës në Turqi

- Advertisement -

Turqia është goditur gjatë ditës së hënë nga dy tërmete të fuqishme duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

- Advertisement -

Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.

Ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Antalias, 108 orë pas tërmetit, shpëtuan të gjallë nënën dhe tre fëmijët e saj nga rrënojat në Hatay.

- Advertisement -

Pas tre orë përpjekjesh intensive, ekipet nxorën nga rrënojat 41-vjeçaren Neslihan Karadeniz dhe fëmijët e saj, Fatma 21-vjeçare, Munire 15-vjeçare dhe Ramazan 7-vjeçar.

Raportohet se tashmë nëna dhe tre fëmijët i janë dorëzuar ekipeve mjekësore për trajtime të mëtejme.

Ndryshe, të paktën 19,388 njerëz kanë vdekur ndërsa 77,711 persona janë Iënduar.

- Advertisement -

VIDEO

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -