17.3C
Pristina
7 Maj, 2021 - 11:16

Nën përcjellje të madhe, Kadri Veseli shkon sërish në Mitrovicë për vizitë te babai i tij

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime të luftës.

Arsyeja e vizitës së Veselit është gjendja jo e mirë shëndetësore e babait të tij i cili ndodhet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

Ai ka vizituar edhe sot spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

Ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë ai në Kosovë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese