23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Nën masa të rrepta sigurie e të rrethuar me ushtarë, Rama e Abazoviq arrijnë në Kiev

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë arritur në Kiev në vizitën e tyre të përbashkët ku do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e tyre në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainnë në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”.

Ata të dy po shkojnë në Ukrainë me ftesën e Zelenskyt. Vetë Rama pati njoftuar për ftesën kur publikoi fotografitë e nisjes për në Ukrainë, derisa për ftesën e Abazoviq pati njoftuar qeveria malazeze.

“Kryeministri Dritan Abazoviq do të dalë me idenë e një vizite të përbashkët të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Kiev, veçanërisht të atyre që janë vende të NATO-s, me qëllim të dërgimit të një mesazhi më të fuqishëm dhe më të bashkuar për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës nga Ballkani Perëndimor”, thuhet në një shkrim të Qeverisë malazeze në Twitter.

Të fundit
Lajme të lidhura