13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

“Në stilin e Hashimit”, ish-këshilltari i Kurtit paralajmëron se 30 deputetët e VV-së po tentojnë ti blejnë

Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka pretenduar se 30 deputetë të mazhorancës janë të pakënaqur dhe se pushteti po tenton t’i blejë “në stilin e Hashimit”.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ndaj tij është zhvilluar një fushatë linçuese e fyese, për të cilën thotë se është inicuar direkt nga udhëheqësia e Lëvizjes Vetëvendosje.

Juristi Berisha më pas theksoi se pushteti, deputetëve të pakënaqur iu ka bërë edhe oferta të ndryshme, por të cilat këta të fundit “ua kanë përplasur fytyrës”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Fushatat linçuese e fyese ndaj meje te zhvilluara nga militantet e LVV-se mbrame, si çdohere nen çdo nivel, jane tregues se fort po ju dhemb shperfaqja e budallakive te ministrave e zevendesministrave te kesaj Qeverie.

Fushatat e tilla dihet qe iniciohen direkt nga udheheqesia e LVV-se.

Sulmet ndaj meje nuk ua ndryshojne mendjen 30 deputeteve te pakenaqur te Grupit Parlamentar te LVV-se, shumicen e te cileve keni tentu me i “lumturu” duke i ble ne stilin e Hashimit. Bile ky i fundit i ngopke me favore, ju po deshtoni edhe me i fute ne kete loje, sepse ofertat e pista po ua perplasin fytyres.

- Advertisement -

Hezitimi i deputeteve te LVV ka vetem nje arsye. “Mos te thone qe e rrezoi filani Qeverine”. O mos t’jau nine se perpos militantave kerkush nuk thote.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -