15.7 C
Pristina
E premte, 13 Shtator, 2024

Në Shqipëri, 1 në 10 çifte janë infertilë, mjeku zbulon disa nga arsyet

- Advertisement -

Shqipëria po njeh çdo vit ulje të numrit të bebeve që vijnë në jetë. Arsyet janë të ndryshme, e një ndër to është problem i infertilitetit, ku çiftet nuk arrijnë dot të krijojnë një shtatzëni.

- Advertisement -

“Infertiliteti prek 15-20% të çifteve. 1 në 10 çifte do ketë vështirësi për të mbetur shtatzënë për arsye të ndryshme që mund t’i përkasin njërit apo tjetrit partner apo të dyve njëkohësisht”, thotë Blerti Çami, obstetër – gjinekolog.

Arsyet që çojnë çiftet në infertilitet janë disa.

- Advertisement -

“E para mosha e madhe e çifteve, dhe e dyta me ndryshimin e faktorëve ambientalë, cilësia e ushqimeve, ajrit që mund të ndikojnë për rrjedhojë në cilësinë e qelizave seksuale, veçanërisht tek meshkujt”, shprehet mjeku.

Për disa çifte infertiliteti mbetet thjesht një fazë e jetës, e për disa të tjerë një problem i përhershëm që nuk rikuperohet.

“Ka pacientë që nuk mund të trajtohen sepse kanë problematika të atilla që nuk ke çfarë të bësh, por shumica dërmuese tyre mund ta realizojnë një shtatzëni. Metoda më e re është fekondimi invitro, i cili shoqërohet sot dhe me ekzaminimin gjenetik të embrioneve, sepse një nga arsyet që çiftet nuk ngelin shtatzënë me invitro është se çiftet kishin embrion jonormal gjenetikisht”, shprehet Çami.

- Advertisement -

Por kur flitet për moshën ideale të një shtatzënie ekspertët pohojnë se janë 2, mosha gjenetike, e cila është rreth të 20-ave, por duke përfshirë komponentët socialë, mosha e preferuar është rreth të 30-ave.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -