fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Në Serbi kërkojnë që Prokuroria serbe të padis Azem Kurtajn pas pIagosjes në Shtërpcë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Lëvizja Dveri dhe partia Zavetnici në deklarata të ndara kanë kërkuar që Prokuroria në Serbi të ngris padi ndaj Azem Kurtajt, të dyshuarit për pIagosjen e Stefan Stojanoviqit 11 vjeçar dhe Millosh Stojanoviqit 21 vjeçar afër Shtërpcës. 

Sipas Dver-it, vetëm duke paditur Kurtajn do të dërgohej mesazhi se “me të vërtetë dëshirohej riintegrimi i plotë i Kosovës në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë,”

- Advertisement -

“Nëse duam që në vendet e tjera të na respektojnë, para së gjithash duhet të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë,” – thuhet në komunikatën e kësaj lëvizjeje, përcjell Kosovo-Online.

Ndërkohë, partia Zavetnici ka kërkuar ngritje të aktakuzës për “veprën penale të terrorizmit dhe vrasjen e rëndë në tentativë,”

Ata kanë thënë se autoritetet shetëtore serbe kanë të drejtë dhe obligim që të ndjekin veprat penale në Kosovë. 

Kujtojmë që sot në Shterpcë u mbajt një protestë për këtë rast e organizuar nga Lista Serbe. Aty foli edhe kryetari i kësaj partie Goran Rakiq, por edhe figura të tjera. 

- Advertisement -

Azem Kurtaj do të qëndrojë për 30 ditë në paraburgim ka vendosur ndërkohë Gjykata Themelore në Ferizaj. 

- Advertisement -

Të fundit

Serwer: DekIarata e ChoIIet-Escobar për Asociacionin e njëanshme, ky është bulIIizëm dipIomatik

Profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar letrën e dy bashkëkombësve të tij, Këshilltarit të Departamentit të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -