11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Në Serbi deshifrohen porositë e emisarëve: Zgjidhje për të pagjeturit, Kosova në OKB, distancim dhe sanksione Rusisë

Drejtori i Institutit për Çështje Europiane Naim Leo Beshiri, ka komentuar rreth vizitës së emisarëve nga Berlini, Parisi e Brukseli në Serbi, dhe porosive që ata i kanë lënë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq.

Beshiri ka thënë se nëse Serbia del kundër partnerit të saj më të madh ekonomik (BE’së) do të ndodhet në anën e Putinit apo andej perdes që ka vendosur ai, e ku ka vetëm varfëri.

- Advertisement -

“Na takon ne të zgjedhim, e përderisa vendosim duhet ta kemi parasysh se 75 përqind e krejt prodhimit që e bëjnë bizneset në Serbi eksportohet në BE” thotë Beshiri.

Ai thekson se vetëm 4 përqind e eksportit serb shkon në Rusi, ndërsa importi është vetëm 8 përqind.

Sipas tij, porosia e dytë e Perëndimit është se lojës me marrëveshjen ligjërisht obligative i ka ardhur fundi.

- Advertisement -

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës në radhë të parë është me rëndësi për marrëdhëniet Beograd -Prishtinë, por edhe për krejt Europën. Vënia e pikës dhe fillimi i procesit afatëgjatë për vendosjen e paqës ndërmjet dy vendeve të pavarura është parakusht për të dy shoqëritë. Luftëarët e viteve 90’të, dëbimi i më shumë 800 mijë shqiptarëve të Kosovës nga Millosheviqi dhe vrsja e më shumë se 10 mijë bashkëqytetarë e është çmimi të cilin sot e paguajmë me Kosovën e pavarur. Kjo është një e vërtetë e dhimbshme dhe vështirë e durueshme, por është pasojë e politikave të këqija që na kanë shtyrë në izolim dhe varfëri” ka thënë Beshiri.

“Largimi nga Rusia dhe ideologjia që vjen nga atje është punë e vështirë për Presidentin Vuciq i cili megjithatë nuk i ka në duar krejt frerët e shoqërisë sic na duket. Kremlini ka lëshuar rrënjë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe nuk do të heq dorë nga ifluenca politike pa luftë. Megjithatë, është e qartë se ardhmja e shoqërisë sonë është largimi nga Rusia, nga e cila s’kemi asnjë dobi pasi të zgjidhet çështja e Kosovës.

Beshqiri thekon se tani ka ardhur koha që Beogradi ta thotë “jo”në e dytë historike ndaj Rusisë dhe që qytetarëve të Serbisë t’u thuhet se cfarë ka bërë regjimi i viteve të 90’ta , duke i shtyrë 15 përqind të territorit të vet, siç thotë ai, dhe 20 përqind qytetarëve ta vendosn ta shpallin pavarësinë ( e Kosovës).

- Advertisement -

“Ballafaqimi me krimet, përgjegjësia dhe të dëgjuarit e familjeve të viktimave është hapi i parë drejt zgjidhjes së nyjës kosovare, e pastaj anëtarësimi i Kosovës në OKB, vendosja e sanksioneve Rusisë dhe reformat e përshpejtuara për anëtarësim në NATO dhe BE, do të ishin rendi logjik i gjërave. Për të gjitha këto duhet shumë guxim dhe vizion, se ekziston kjo do ta shohim javëve të ardhshme” ka thënë Beshiri.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -