19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Në Rusi po përgatitet një grusht shteti, shtohet lista e armiqve të presidentit rus brenda Moskës

- Advertisement -

Në dukje është e vështirë të gjesh armiq më “të flaktë” se Yevgeny Prigozhin, themeluesi i ushtrisë mercenare ruse Wagner, dhe Igor Girkin, i njohur si “Strelkov”, një ultranacionalist që luajti një rol të rëndësishëm në fazën e parë të pushtimit rus të Ukrainës në 2014.

Të dy shkëmbyen ofendime, madje edhe kërcënime të hapura, që e bënë të pamundur pajtimin e tyre.

- Advertisement -

Megjithatë, siç thekson Leonid Beršidski në Bloomberg, në të njëjtën kohë, të dy kanë ndjenjën e frikës dhe shpresës për të ardhmen e Rusisë pas përfundimit të sundimit të presidentit rus Vladimir Putin.

Rusia e Putinit nuk ka zhdukur çdo lloj lirie të shprehjes. Ata që mbështesin pushtimin e Ukrainës, gëzojnë lirinë e plotë të fjalës dhe sjelljes në kritikimin e komandantëve të lartë të ‘operacionit special ushtarak’, në disa raste edhe vetë udhëheqësit rus. Ky grup përfshin “patriotët e zemëruar”, grupin rreth “Strelkov”, besnikët e Putinit si Prigozhin dhe të gjithë ata në mes, personazhe që mbeten mister.

- Advertisement -

Grusht shteti në Rusi

Për ta, Putini është një tradhtar i mundshëm i radikalëve, fatkeqësisht zemërbutë ndaj besnikëve agresivë. Kohët e fundit, Prigozhin dhe Strelkov shprehën frikën e tyre se lufta në Ukrainë mund të përfundojë me një marrëveshje të parakohshme politike. “Ka nga ata në pushtet dhe biznese të mëdha që kanë transferuar kapitalin e tyre dhe besnikërinë e tyre në Perëndim. Ata janë të gatshëm të na sabotojnë dhe të bëhen palë me armikun, domethënë të tradhtojnë Putin. Nuk përjashtohet mundësia që mund të përgatiten një grusht shteti properëndimor, kapitullim dhe, rrjedhimisht, copëtimin e Rusisë”, shkruan Strelkov në kanalin e tij Telegram.

Dobësimi i Rusisë pas luftës

- Advertisement -

Themeluesi i grupit Wagner, i cili thuhet se ka ambicie politike, botoi një artikull të gjatë duke sugjeruar se si Kremlini ashtu edhe shumica e rusëve mund të tundohen për t’i dhënë fund luftës pikërisht tani, nëse Rusia mund të mbajë territorin që ka pushtuar tashmë. Kjo, pohoi ai, është arsyeja pse ushtria ukrainase nuk po nis një kundërsulm. Sipas Prigozhin, SHBA po i pengon ukrainasit në mënyrë që Rusia të mos fitojë e as të humbasë. Rezultati do të ishte një shtet i dobësuar, në të cilin “shteti i thellë” i tij jopatriotik, properëndimor, përfundimisht do të ndihmonte strategët politikë amerikanë të thyejnë vendin, gjë që ata nuk mund ta arrinin me mjete ushtarake.

Rrëzimi i elitës

Megjithatë, armiqtë e betuar nuk bien dakord për disa çështje të tjera. Sipas Strelkov, një disfatë ushtarake në Ukrainë mund të shkaktojë “shpërbërjen” e Rusisë, por Prigozhin argumenton se një kolaps i tillë nuk do të ishte një dënim me vdekje sepse vetë thelbi i Rusisë është ende i mbrojtur mirë. Prigozhin dhe Strelkov shpresojnë që lufta e vazhdueshme do të ringjallë Rusinë dhe do të rrëzojë elitën e saj, e cila ka qeverisur vendin gjatë pothuajse një çerek shekulli të sundimit të Putinit, për t’u zëvendësuar nga një grup më patriotik. As Strelkov dhe as Prigozhin nuk do ta pranonin tjetrin si pjesë të kësaj elite të re, por kjo është normale për forcat e opozitës ruse, qofshin ato liberale apo ultra-nacionaliste, ata kurrë nuk arritën të bien dakord se si mund ta ndajnë pushtetin nëse do të binte ndonjëherë në duart e tyre.

Heshtja e Putinit

Një nga arsyet e dukshme pse regjimi i Putinit nuk është marrë ende me Strelkovin apo Prigozhinin, pavarësisht nga ambiciet e tyre politike gjithnjë e më të theksuara, është mosbesimi dhe përbuzja e tyre për elitën jetëgjatë dhe të rrënjosur të regjimit. Ashtu si shumë herë më parë, opozita nacionaliste shërben si “karburant” për propagandën. Është koha, beson gazetari rus Beršidski, që “patriotët e zemëruar” dhe admiruesit e modelit të Prigozhin të shqetësohen për një lloj kompromisi të pabesë nga ana e Putinit nëse ai përpiqet t’i heshtë ata. Investimi i Putinit në “pikën e kthesës civilizuese” të Rusisë është diçka shumë më e madhe se “investimet” e Prigozhin ose Strelkov, ai ka investuar gjithçka në të. Vetëm një disfatë e madhe ushtarake, teorikisht, mund ta ndryshojë këtë, përfundon Leonid Beršidski komentin e tij.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -