Nga Viktor Buzhala
Na e humbem ndeshjen me Izraelin hala pa fillu loja.
Nje pjese e konsiderueshme e popullit tone jane tu kujtu qe na jena Palestina e po lujna kunder armiqve tane.
Keta bashkevendas tane nuk e njohin konceptin komb e shtet. Harrojne qe pikerisht Palestina nuk na njeh as territorin tone, pra na njeh vetem si Serbi dhe deshiron me na ba Serbia fertele.
Nderkohe, midis bombardimeve te NATO’s, ne Izrael, mblidheshin mijera veta dhe jehonte kenga: Childrens of Kosovo. Plot kosovare i strehuan gjate luftes aty.
E kosovaret sot, harrojne qe Palestina nuk jane femijet e ngrate qe po bijne viktima. Me ta duhet te solidarizohemi edhe fort. Por, Palestina e vertete jane lideret e Hamasit, miliardere qe jetojne ne Katar, e sulmojne Izraelin vetem sa per me e mbajte gjendjen e luftes, sepse vetem ashtu fitojne pare me thase e jetojne luksin e tyne.
Prandaj, sot ne po luajme kunder nje shteti qe na ka njofte dhe ka qene gjithmone miqesor ndaj nesh. Gjeoplotika na i bashkon interesat. Nderkohe Palestines, gjeopolitila ia bashkon interesat me Serbi e Rusi. Cfare pozicioni merrni, kah anoni sonte, vendosni ju, me Palestine, Serbi e Rusi, apo me Kosove e Amerike.