-4.6 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 17:23

Në momentin e fundit PDK i lë derën hapur NISMA-s: E pranojmë si inivid brenda listës, jo si parti

- Advertisement -

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, thotë se vendimi i partisë në të cilën gjendet, është që mos të bëjnë koalicion me asnjë parti politike.

Por, ai thotë se janë në negociata që të bëjnë marrëveshje me individë dhe parti tjera politike, që brenda listave zgjedhore të futen disa njerëz që nuk janë pjesë e PDK-së.

Ai përmendi këtë opsion, njësoj sikurse viteve të kaluara, kur PDK nuk kishte koalicion parazgjedhor me Lëvizjen për Bashkim, ani pse kryetari i kësaj partie, kishte qenë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Një mundësi të tillë, Gjoshi, nuk e ka përjashtuar që të bëhet me Nismën e Fatmir Limajt, duke thënë se për një gjë të tillë vendosin organet e PDK-së.Por, i prerë ai u shpreh se PDK, koalicion parazgjedhor nuk do të bëjë me asnjë parti tjetër, ani pse nuk e përjashton mundësinë që nga partitë tjera, të jenë pjesë e listës zgjedhore të Partisë Demokratike.

“Ligji për zgjedhjet në Kosovë nuk e favorizon koalicion dhe e kemi qendrim që të shkojmë të vetme në zgjedhje.

Normal që do të kemi marrëveshje me disa parti, por që brenda partisë tonë do të jenë kandidatë.

Janë vendime të organeve të partisë, nuk e di a kë a tek, por e di që PDK është e gatshme që të futë brenda listës së saj, individë sikurse që ka ndodhur në të kaluarën, përshembull marrëveshje që e kemi pasur me Lëvizjen për Bashkim, ku nuk kemi pasur koalicion me ta, por i kemi futur në listë brenda PDK-së. Për momentin jemi të vendosur që PDK të shkojë vetme në zgjedhje. Kemi ofru negociata me disa parti politike”, ka thënë Gjoshi

Të fundit

Të tjera nga rubrika