15.8C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 16:35

Në këtë qytet është e ndaluar të infektohesh me koronavirus

Në një qytet në rajonin e Sardenjës në Itali, është i ndaluar infektimi me koronavirus, në bazë të urdhrit të kryetares së bashkisë.

Arsyeja e vendimit ka befasuar të gjithë ata që dëgjuan lajmin. Stefania Piras, kryebashkiakja e qytetit Oniferi në rajonin e Sardenjës, ndaloi qytetarët në rajon të sëmurën, të shtroheshin në spital apo të infektoheshin me koronavirus.

Duke shpjeguar arsyen se pse ishte i ndaluar infektimi me Covid, ajo tha: “Nuk ka asnjë punonjës shëndetësor në Oniferi. Sot, edhe një mjek tjetër braktisi punën.”

Nuk ka asnjë punonjës shëndetësor që të zëvendësojë mjekun që u largua dhe të jetë në shërbimin tuaj. Kështu që duhet të jemi të gjithë vigjilentë dhe të kujdesemi për vetën, asnjë nuk duhet të infektohet me virus”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika