22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Në Junik ka 6500 vjet që ushqehemi me vaj ulliri dhe uthull balmi, Lushi ia kthen gazetarit Mane

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, të hënën i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.

“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka thënë ai.

Për këtë, ka reaguar edhe analisti nga Amerika, Uk Lushi.

Lushi ka publikuar fotografi nga darka e tij me vaj ulliri dhe uthull balmi.

Ai thotë se në vendlindjen e tij, që 6 mijë e 500 vjet ushqehen me to.

“Darka sonte me vaj ulliri dhe uthull balmi. Në Junik, vendlindjen time, ka 6500 vjet që ushqehemi me to.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se debati për deklaratën e gazetarit nga Tirana u përhap me të madhe në Kosovë.

Bash të gjithë e komentuan dhe deklaruan në forma të ndryshme që edhe shijojnë pleskavicë, por përdorin edhe vajin e ullirit.

Të fundit
Lajme të lidhura