Diaspora vazhdon të ketë gjallë ende ndjenjën patriotike kudo që janë. Kjo është dëshmuar mbrëmë në Dubai nga një grup të rinjësh shqiptarë.
- Advertisement -
Në një nga diskotekat më të njohura të Dubait, e cila është pronë e rusëve, katër shqiptarë kanë lëshuar në diskotekë këngën “Mora fjalë” të Shkurt Fejzës, këngë e cila i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jashari.
Haris Cocaj, i pranishëm në tavolinën me aromë “shqipe”, ka thënë se e kishin plan që një kohë dhe janë ndier mirë që janë argëtuar me këngën patriotike shqipe në një diskotekë e cila është pronë e rusëve.