5.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ndodhë edhe kjo: Kurti i del në mbrotje Ganimete Musliut

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka reaguar për gjuhën e përdorur ndaj grave në Kuvendin e Kosovës, në seancën e fundit.

“Në një seancë të vetme u shumëfishua gjuha seksiste”, thotë ajo.

- Advertisement -

Sipas saj, fajtorë për këtë ka në seancë, në media dhe në rrjete sociale.

“Së pari kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e sulmoi kryetaren e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari – Lilën duke i përmendur moralin. Sa herë që morali u përmendet grave në politikë dihet tendenca dhe nuancat e këtij asociimi. E njëjta nuk ndodhë me burrat”, thotë ajo.

- Advertisement -

Deputetja Kurti përmendi edhe përfoljen që iu bë dy ministreve, Nagavci dhe Haxhiu, të cilat qenë në një mbrëmje derisa po mbahej seanca në Kuvend.

“Së dyti disa prej mediave shkruan se dy ministre paskan dalë në mbrëmje derisa pritet të mbahet vazhdimi i seancës. Nuk është e ndaluar që gratë të dalin. Madje ka aktiviste që e kanë adresuar që prej moti këtë. Kurse deputeti Mërgim Lushtaku po në atë seancë ua përmendi më vonë alkoolin. Edhe kjo dihet që ka rol tjetër kur është fjala për gratë”.

Kurti reagoi edhe për rastin e fyerjeve që iu bënë deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, në rrjete sociale pasi ajo kritikoi kryeministrin Kurti për ndryshime qëndrimesh.

- Advertisement -

“Ndërkaq, deputetja Ganimete Musliu po ballafaqohet me komente fyese në fejsbuk dhe media pas një fjalimi në po atë seancë. Dënoj çdo ofendim që cenon integritetin njerëzor. Tash unë po pyetem se pse nuk po reagoj për komentet ndaj deputetes Musliu. Asnjëherë nuk jam dakord dhe nuk është hera e parë që reagoj por deputeten Musliu por nuk mund t’i fal politikanët e t’ia nis nga qytetarët. Pra, së pari kritikë politikanëve për keqpërdorim të mikrofonit në Kuvend pastaj qytetarëve për fejsbuk”.

“Me Mimozën, me Ganimetën, me Albulenën, me Arbërinë. Ne duhet të jemi të gjitha bashkë, jo veç për veten tonë, por për të gjitha gratë e Kosovës që presim ta zvogëlojmë dhunën, të ndikojmë në punësim e arsim dhe në kushtet e jetës e eksperiencave të grave në përgjithësi”, ka përfunduar deputetja.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -