fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ndodh edhe kjo, Vlora Çitaku e mbron publikisht Albin Kurtin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Vlora Çitaku, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti pas ofendimeve që i pari i Qeverisë së Kosovës mori nga presidenti serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një postimi në Twitter, Çitaku ka thënë se është e papranueshme dhe e neveritshme, që presidenti i Serbisë, e quan Kurtin “llum terrorist”.

- Advertisement -

“Unë jam në opozitë dhe punoj për ta mposhtur VV-në në zgjedhjet e ardhshme. Ka shumë me të cilat nuk jam dakord. Por të kesh Presidentin e Serbisë që i referohet kryeministrit të Kosovës Kurti si “llum terrorist”, është e papranueshme dhe e neveritshme”, ka shkruar Çitaku.


Vucic dje shpërtheu dhe u çart keq ndaj Kurtit, duke e quajtur terrorist.

“Po heshti me muaj e vite, po i duroj budallallëqet e të gjithëve në rajon e botë. Ai bërlloku terrorist do të duhej të merrte dënimin e merituar të Bashkimit Evropian. Natyrisht nuk e mori. Mori diçka që askush nuk mund ta kuptojë. Kështu sillen vazhdimisht, jo vetëm që kanë shkelur normat e Marrëveshjes sĽ Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha ato normat demokratike” ka deklaruar Vucic. /

- Advertisement -

Të fundit

Video emocionuese: VogëIushi i gëzuar që u nxorr nga gërmadhat e tërmetit, Iuan me ekipin shpëtues

Në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese. I...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -