10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ndikimi serbo-rus në Mal të Zi, KP: Në Komunën e Zetës iniciohet deklarata për tërheqjen e njohjes së Kosovës

- Advertisement -

Forcat pro-ruse dhe pro-serbe në Kuvendin Komunal të Zetës në Mal të Zi kanë iniciuar një deklaratë ku i kërkohet kësaj Komune që të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kërkesa është iniciuar nga grupi i asamblistëve “Për të ardhmen e Zetës”, i drejtuar nga Fronti Demokratik, e mbështetur edhe nga Partia Popullore Demokratike, të dy forca pro-serbe dhe pro-ruse.

- Advertisement -

Sipas kësaj partie, kërkesa do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Zetës, ndërsa nga iniciuesit shprehën të bindur se ajo do të kalojë. Miratimi i mundshëm do të sillte në një situatë qesharake ku Komuna kundërshton vendimin e shtetit.

“Ne përkrahim fuqishëm vendimin e grupit të këshilltarëve komunalë ‘Për të ardhmen e Zetës’ i drejtuar nga Fronti Demokratik për miratimin e një deklarate në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Zetës për anulimin dhe pavlefshmërinë e vendimit për njohjen e të ashtuquajturit të shtetit të Kosovës në territorin e komunës së Zetës”, thuhet në dokumentin e siguruar nga KosovaPress të Partisë Popullore Demokratike të Malit të Zi.

- Advertisement -

Partia Popullore Demokratike e Malit të Zi shprehet se njohja e pavarësisë së Kosovës “është në kundërshtim me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe shumicës së qytetarëve të tij”, sipas tyre, kjo është “një politike e jashtme tradhtare të drejtuar kundër interesave të Malit të Zi dhe shtetit më të afërt në rajon Serbisë”.

Nga kjo parti thonë se pasi Komuna e Zetës të miratojë këtë deklaratë, duhet që të njëjtën ta miratojnë edhe komunat e tjera e kështu sipas tyre “të fillojnë procesi i kthimit të Malit të Zi në burimet e tij historike e shpirtërore” nga Serbia.

Pas fitores në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe zgjedhjes së Jakov Millatoviq si president i ri i partisë “Evropa tani” të mbështetur nga këto forca, nga njohës të sigurisë dhe politikës u ngrit alarmi se orientimi pro-perëndimor i Malit të Zi, vend anëtar në NATO, mund të ndryshojë.

- Advertisement -

Komuna e Zetës e cila ka rreth 20.000 banorë, shumica te minoritetit serb në Mal të Zi, u bë Komunë vetëm vitin e kaluar me vendim të presidentit në largim Milo Gjukanoviq. /KP

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -