20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Ndërsa festohej në sheshin “Skënderbej”, mijëra shqiptarë surprizohen nga mesazhi që vjen nga Joe Biden

Shqipëria feston ditën e sotme 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtete e Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pikërisht për të kremtuar këtë ditë të veçantë në sheshin “Skënderbej” është organizuar një koncert madhështor, ku performojnë këngëtarët më të mirë shqiptarë.

Të pranishëm në sheshin “Skënderbej” kanë qenë me mijëra qytetarë të ardhur nga gjithë vendi.

Por ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë mbrëmje festive ka qenë momenti kur në monitorin gjigant të vendosur në shesh është vendosur mesazhi i Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, i cili ka bërë një urim të përzemërt për gjithë shqiptarët për 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Të fundit
Lajme të lidhura