25.7 C
Pristina
23 Qershor, 2021 - 22:39

Ndërron jetë njeriu që bindi Aro Muricin të luante për Kosovën

Sot u nda nga jeta përfaqësuesi i FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini.

Shahini u largua nga kjo jetë për të lënë pas vetit një veprimtari të madhe sa i përket bindjes së futbollistëve për të luajtur te Kombëtarja e Kosovës.

Pikërisht, Shahini ishte njeriu kyç që portieri i Kombëtares sonë, Aro Murici pranoi të luante për ne.

Ai e bindi 22-vjeçari që të grumbullohej me Kombëtaren ‘Dardane’.

Por duhet mos harruar se Shahini kishte ndikuar edhe të shumë futbollist që jetojnë në Zvicër për të zgjedhur Kosovën.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese