fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Ndërron deklaratën nëna e djalit të plagosur në Shtërpcë, ja çfarë deklaron tani

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nëna e njërit prej të plagosurve të premten në Shtërpcë, Stefanit 11 vjeçar, ka deklaruar se dyshon që ndaj tij, është qëlluar me tentativën për të vrarë.

Mediumi serb Kosovo-Online, duke cituar Radiotelevizionin Graçanica, raporton se ajo dyshon që “rasti ka ndodhur me qëllim”.

- Advertisement -

“Kam qenë në tronditje të plotë atë ditë dhe për të më qetësuar më kanë thënë se fëmija im nuk është qëlluar drejtpërdrejt, por në bisedën me Stefanin kam arritur në përfundimin se janë qëlluar me qëllim dhe se janë me fat që gjithçka përfundoi me lëndime.” – ka thënë Zorica Stojanoviq.

close

volume_off

Ajo është arsyetuar më tutje se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, dhe se fillimisht, ka deklaruar informacionet që arritën tek ajo, pasi familjarët dhe miqtë dashën ta qetësojnë “duke zbutur situatën”.

- Advertisement -

“Faleminderit të gjithëve që donin të na ndihmonin dhe të më mbronin si nënë, sepse isha në stres të madh dhe isha shumë i frikësuar, faleminderit Zotit që gjithçka përfundoi mirë dhe tani e di që ishte një tentativë vrasje.” – citohet të ketë thënë ajo.

Ajo tregon se është absolutisht e sigurt se i dyshuari, qëlloi Stefanin dhe Milloshin me qëllim.

“Unë pres që shqiptari që ka qëlluar të dënohet më rëndë dhe këtë po e kërkoj nga organet e drejtësisë, sepse kjo është e pafalshme. Pyes veten edhe sa duhet të vuajë dikush.” – tha ajo në fund.

- Advertisement -

Të fundit

Raci: Nuk është mirë të përdoret metoda “Grenell” për të ardhur në pushtet

Analisti Gazmir Raci dyshon se po përgatitet rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, skenari për rrëzimin e kryeministrit aktual...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -