fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ndërpritet ndeshja Trepça – Prishtina, gjyqtarët vendosin që të zbrazet paIestra “Minatori”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Është ndërprerë ndeshja derbi e javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pas sjelljeve jo-sportive nga tifozët mitrovicas.

Ata filluan me hedhje të gjësendeve, si dhe nuk kursyen fyerjet në kor ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe kryetarit të saj, Arben Fetahut.

- Advertisement -

Kësisoj, gjyqtarët e ndeshjes kanë vendosur që të largohen të gjithë tifozët e pranishëm në palestrën sportive “Minatori”.

Kësisoj, ndeshja në vazhdim do të zhvillohet me palestrën e zbrazur.

Ndeshja është ndërpritur në çerekun e tretë, saktësisht 02:49 para fundit të tij.

Rezultati i ndeshjes është 36:72 në të mirë të Prishtinës.

- Advertisement -

Të fundit

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Madhësia dhe intensiteti i një tërmeti janë dy koncepte që shpesh ngatërrohen. Magnituda e tërmetit përcaktohet nga vlera e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -