24.4 C
Pristina
E enjte, 10 Tetor, 2024

“Ndërmarrje e përbashkët kriminale”, parashikon analisti: Gjykimi do të jetë i rëndë

- Advertisement -

Fakti se Prokuroria e Gjykatës Speciale, kundër të akuzuarve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020 dhe akuzohen zyrtarisht për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kundër të cilëve Prokurporia ka siguruar mbi 300 dëshmitarë dhe rreth 57 mijë dokumenteve rënduese, flet publikisht se sa i rëndë do të jetë gjykimi dhe kohëzgjatja që kërkon, për ti shkuar deri në fund, këtij procesi të gjykimit.

- Advertisement -

Kështu është shprehur publicisti dhe analisti politik Gani Qarri.

Ai thotë se sipas Prokurorisë, në aktakuzë përmenden mbi 40 vende ku mund të jenë kryer krimet e të akuzuarve.

- Advertisement -

Sipas tij, gjithashtu përmendet se përveç 56 mijë dokumenteve, tanimë të dorëzuara mbrojtjes, Prokuroria pretendon se ka edhe 700 dokumente tjera për t’i prezantuar, të cilës i duhen së paku rreth 600 orë, vetëm për paraqitjen e provave, akt i cili parashihet të zgjas deri në fund të vitit 2024 apo edhe fillimi vitit 2025, në mënyrë që të sigurohet një proces i rregullt dhe i mirëfillt gjyqësor.

Përndryshe sipas tij, vet fillimi i gjykimit të “krerëve” të UÇK-së në Hagë, po dëshmon ktryekëput se ky proces pritet të nxjerr në shesh qëndrime shumë kontraverse ndërmjet vet të akuzuarve.

“Madje, pikërisht kreu i grupit, Hashim Thaçi akuzohet drejtpërsëdrejti nga vet prokurori i çështjes se ka udhëtuar, tri deri në katër herë, fshehurazi në Hagë, për t’i akuzuar shokët dhe qëllim të lehtësimit të pozitës së vet, me shpresën se ata do të burgosen, kurse ky do të lirohet nga aktakuza”.

- Advertisement -

“Kështu që, siç u pa në procesin që u zhvillua për tri ditë rresht, mbi akuzat për vrasje nga Prokuroria dhe deklarimet e mbrojtjes, përveç deklarimeve kundërthënëse të vet personave të akzuar që u paraqitën në fjalën e tyre, ata përveç akuzimeve të njëri tjetrit, me deklaratat e dhëna në periudha të mëhershme, tani kanë filluar të distancohen edhe nga UÇK-ja, siç ka pretendime për ta mohuar veprimtarinë e një mendtë të saj, për të mos thënë edhe ekzistencën si ushtri e vërtetë me hierarki komanduese, nga vet të ashtuquajturit krerët e saj”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

Aktakuza nga ZPS-ja thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarët të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Në nisje të gjykimit, javë më parë të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës.

Prokuroria argumentoi se qëllimi i përbashkët i kryerjes së krimeve nga të pandehurit ishte që ata të “fitonin pushtet në luftë, në Kosovë dhe ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -