8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

“NATO shko në shtëpi! Kjo është Serbia”, shfaqen grafite të reja në Mitrovicën Veriore

“NATO shko në shtëpi! Kjo është Serbia” – grafite të reja janë shfaqur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Mesazhi “NATO shko në shtëpi! Kjo është Serbia” – është shkruar në disa lokacione, me ngjyrë të bardh dhe të kaltër, raportojnë mediat serbe.

- Advertisement -

Grafitet pasuan një sërë mesazhesh në lidhje me KFOR-in dhe mandatin e tij në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, paraprakisht ka deklaruar se ky mision nuk lejon trazira, dhe se mandati i tyre është të mundësojnë lirinë e lëvizjes, e cila, siç tha ai, pengohet me barrikada.

Mesazh KFOR-it i dërguan më pas përfaqësuesit politikë nga veriu i Kosovës.

- Advertisement -

“I bëjmë thirrje KFOR-it dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët dhe të mos lejojnë që ata të jenë instrument në duart e Prishtinës, e cila kërkon të përdoret dhuna si mjet i luftës politike për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Burimi kryesor i destabilitetit në veri vjen nga drejtimi i Prishtinës dhe një prej tyre është ardhja e njësive speciale policore në të cilat populli serb nuk ka besim. I bëjmë thirrje komandës së misionit të KFOR-it që të parandalojë ardhjen e njësive speciale të armatosura të Policisë së Kosovës nga Prishtina në komunat paqësore serbe, dhe komunitetit ndërkombëtar ta shtyj Prishtinën për ti tërhequr masat e njëanshme antiserbe”, ishte mesazhi i djeshëm nga deklarata e përbashkët e komunave në veri të Kosovës.

“Do ti dërgojmë një letër sa i përket KFOR-it dhe NATO-s”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e djeshme për media.

“Sa i përket KFOR-it dhe asaj që po bën NATO… Do të dërgoj një letër me kryeministren dhe kryetarin e Kuvendit sepse ne e interpretojmë ndryshe rolin e tyre. Ata mund t’i referohen formalisht lirisë së lëvizjes, por ajo nuk u kërcënua nga barrikadat, por nga ata që duan të vendosin një lloj regjimi vizash për popullin serb, që duan të ndalojnë komunikacionin në vijën administrative… Qëllimi juaj është për të mbrojtur popullatën serbe, po flisni për njerëz që janë pakicë, pse nuk pe e mbroni ”, tha ai.

- Advertisement -

“Mesazhi i fundit” në Mitrovicë pasoi pas grafiteve “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Po presim – Brigada Veriore”, dhe afisheve “Jo dorëzim – KM mbetet” dhe “Jo dorëzim – mbeten letërnjoftimet”, dhe “KM” pa stikersa.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -