22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

NATO e shpalli kërcënim, reagon Kina: Po nisni një Luftë të re të Ftohtë

Samiti i cilësuar historik në Madrid, ka ndërtuar një plan të ri strategjik për dekadën e ardhshme, duke e cilësuar gjigantin aziatik, Kinën, si kërcënim.

Aleanca ushtarake i përshkroi politikat e Kinës si “sfidë” për interesat, sigurinë dhe vlerat e aleancës. Organizata ushtarake prej 30 anëtarësh e sigurisë miratoi të mërkurën një plan të ri për dekadën e ardhshme, duke dënuar Kinën për herë të parë.

”Operacionet hibride dhe kibernetike me qëllim të keq të Republikës Popullore të Kinës dhe retorika e saj konfrontuese dhe dezinformimi synojnë aleatët dhe dëmtojnë sigurinë e aleancës,” tha NATO në dokumentin e saj të parë të planifikimit për dekadën e ardhshme.

NATO paralajmëroi se qeveria kineze po “zgjeronte me shpejtësi” aftësitë e saj bërthamore , ndërsa përdor një gamë të gjerë mjetesh politike, ekonomike dhe ushtarake për të rritur ndikimin e saj global.

NATO foli gjithashtu edhe për thellimin e partneritetit strategjik mes Republikës Popullore të Kinës dhe Federatës Ruse si edhe përpjekjet e tyre për të nënvlerësuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

“Ashtu si Rusia kërkon të rikrijojë një perandori ruse ose sovjetike, qeveria kineze po kërkon miq, qoftë kjo … nëpërmjet mbështetjes ekonomike për të ndërtuar aleanca, për të minuar atë që historikisht ka qenë aleanca perëndimore në vende si Indo-Paqësori,” tha kryeministri australian Albanese në mbledhjen e NATO-s në Madrid.

Kinezët kanë reaguar me anë të zëdhënësit të ministrisë së jashtme kineze duke thënë se NATO duhet të ndalojë “përpjekjet për të nisur një Luftë të re të Ftohtë”.

“Ndaloni përpjekjet për të ngatërruar Azinë dhe botën pasi të keni ngatërruar Evropën”, tha ai.

Më herët, ndërsa ishin në Gjermani, liderët e G7-ës ndërmorën një nismë 600 miliard dollarëshe për të kundërshtuar projektin e madh kinez të Rrugës së Mëndafshit.

Të fundit
Lajme të lidhura