13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Nagavci u kërkon mësimdhënësve të mos mbajnë grevë: Viti i ri shkollor nis nesër

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci, ka thënë se nesër do të fillojë viti i ri shkollor.

Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se në bashkëpunim me të gjitha komunat e Kosovës i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha shkollat për të filluar mësimin të gjithë nxënësit.

- Advertisement -

“Kemi pasë takimet të drejtpërdrejta me drejtorit e arsimit, të gjitha shkollat janë të gatshme dhe janë bërë përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor”, ka thënë Nagavci.

Sipas Nagavcit, greva e nisur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk po mbahet në pothuajse mbi 90 për qind të institucioneve publike, duke u bërë thirrje mësimdhënësve ta konsultojnë legjislacionin në fuqi me grevat dhe të mos bien pre e presioneve.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -