11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Nagavci: Opozita nuk flet për cilësinë në arsim se janë vetë përgjegjës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se partitë politike nuk flasin për cilësinë në arsim sepse sipas saj, ata janë vetë përgjegjës.

- Advertisement -

“Arrogancë, dhe përgjegjësi e Albin Kurtit”, është me pak fjalë qëndrimi i subjekteve opozitare.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, për të diskutuar lidhur me krizën në sektorin e arsimit, Nagavci ka thënë se deklaratat e opozitës se nuk ka pasur takime midis SBASHK-ut dhe ministrisë, nuk qëndrojnë.

Ajo ka theksuar se subjektet opozitare janë në vazhdimësi të gjetjes së një kauze për të bërë opozitarizmin.

- Advertisement -

“Do të mund të flisnin për cilësinë në arsim por nuk mund të flasin se janë vëtë përgjegjës, do të mund të flisinin për probleme të shumta por janë vetë përgjegjës”, ka thënë Nagavci, teksa shtoi se “Memli Kransiqi tha se është fokusuar te mungesa e takimeve te mosgatishmëria për takim, gjë nuk vlen fare”.

“Argumenti i tij nuk qëndron, takime ka pasur gjithmonë”, shtoi ajo.

Megjithatë, sipas Nagavcit, gjithçka që duhet bërë është që bashkarisht të sigurohet që çështjet duhet të zgjidhen njëherë e mirë në mënyrë përmbajëtësore dhe në baza meritore “e jo me presione të tilla duke shfrytëzuar një situatë të momentit”.

- Advertisement -

Ndërkohë, Nagavci shtoi se nuk është se mësimdhënësit me vullnet apo dëshirë bëhen pjesë e grevave, por sipas saj ka tensione në shkollë, presione, ndikime nga të dy palët.

“Ata që duan të jenë me nxënësit insistojnë dhe duan të vijojnë mësimin të tjerët që kryesisht janë pjesë e sindikatës insistojnë të vazhdojnë grevat. E vërteta është se sistemi i arsimit ka probleme të shumta dhe po punojmë me intesitet të shtuar për të rregulluar jo vetëm këto që janë në aspektin financiar por edhe në atë ligjor”.

Ndonëse është pyetur për të disatën herë se nga kush po përdoren këta mësimdhënës, ministrja e këtij dikasteri nuk ka dhënë përgjigje.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -