15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Nagavci: Mësimi të fillojë nesër, SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të nesër t’u kthehen shkollave për mësim.

Ajo thotë se Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit, raporton Indeksonline.

- Advertisement -

“SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete”, shkruan ajo.

Njoftimi i plotë:

Me ftesë të Avokatit të Popullit, dje bashkë me zv.KM, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati jemi takuar me Avokatin e Popullit.

- Advertisement -

Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe fillimin e procesit mësimor.

Ndërkohë, sot kemi pranuar një letër nga Avokati i Popullit, zt, Naim Qelaj të cilën e kemi shqyrtuar dhe menjëherë i kemi kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.

Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHKU dhe të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qendrim se greva vazhdon.

- Advertisement -

Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit.

SBASHKU tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave.

📌Bashkangjitur gjeni shkresën me propozime, të Avokatit të Popullit dhe përgjigjen tonë:

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -