16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Nagavci ballë për ballë me Rrahman Jasharajn, s’ka marrëveshje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është takuar sot me përfaqësuesin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e grevës.

Përmes një njoftimi për media nga MASHT është bërë e ditur se kërkesa e Nagavcit është që nga e hëna të fillojë mësimi, derisa Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë derisa të ketë marrëveshje për kërkesën për shtesë 100 euro.

- Advertisement -

Njfotimi i plotë i MASHT-it.

Ministrja Nagavci takoi përfaqësuesit e SBASHK-ut

Me ftesë të ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot janë pritur në një takim në MAShTI, përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK-ut).

- Advertisement -

Ministrja Nagavci theksoi që secili prej nesh e kemi obligim moral e ligjor të sigurohemi për mirëqenien e fëmijëve dhe garantimin e së drejtës së tyre për arsim. Me këtë rast, ajo kërkoi nga përfaqësuesit e SBASHK-ut, që mësimdhënësit që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor ndërkohë që dialogu do të vazhdojë.

Ndonëse greva është shpallur nga BSPK për 84 mijë zyrtarë publikë, ajo tha se pjesa më e madhe e punëtorëve janë në vendet e tyre të punës, kurse ata që po pësojnë nga greva e shpallur janë rreth 320 mijë nxënës që kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Ministrja i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me masat e fundit të Qeverisë për pakon prej 150 milionë eurosh, ku përfshihen edhe mësimdhënësit, si dhe veprimet që i ka ndërmarrë MAShTI sa i përket përmirësimit të kushteve të mësimdhënësve.

- Advertisement -

Ndërkaq, përfaqësues të Sindikatës kanë thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro.

Ministrja Nagavci tha se MAShTI është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme.

Ndërkaq, ajo shtoi se diskutimet me SBAShK-un do të vazhdojnë sikur deri më tani. Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit edhe njëherë bënë thirrje që, nga e hëna, të gjithë mësimdhënësit të jenë në shkolla dhe të fillojë procesi i rregullt mësimor.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -