Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë me dije se ia kthyer dhuratën kryeministrit Albin Kurti, i cili ka vendosur që për fundvit të iu dhurojë deputetëve të Kosovës nga një çokollatë dhe kartolinë.
Musliu ka bërë me dije se nuk mund të pranojë dhurata nga një kryeministër, i cili ka lënë pa proteza invalidët e UÇK-së.
“Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shëndrru në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tëntoj të poshtëroj e denigroj deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhuroj dhurata për vitin e ri. Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa protezat invalidet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuratën”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.