fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Musimanët rriten me 44 %, Krishterimi bëhet minoritet në Angli dhe Uells

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Anglia dhe Uellsi janë tani shtete ku të krishterët janë minoritet, sipas një regjistrimi të vitit 2021.

Regjistrimi zbuloi një rënie prej 5.5 milionë të numrit të të krishterëve dhe një rritje me 1.2 milionë të numrit të njerëzve që ndjekin Islamin, duke e çuar popullsinë myslimane në 3.9 milionë.

Ndryshimet barazohen me një rënie prej 17 për qind të numrit të të krishterëve dhe një rritje prej 44% të numrit të myslimanëve, raportoi The Guardian të martën.

- Advertisement -

Është hera e parë në një regjistrim të Anglisë dhe Uellsit që më pak se gjysma e popullsisë e ka përshkruar veten si të krishterë.

Sipas rezultateve të regjistrimit, 37.2 për qind e njerëzve apo 22.2 milionë e deklaruan veten se “janë të pafe”, përgjigja e dytë më e zakonshme pas të krishterëve. Kjo do të thotë se gjatë 20 viteve të fundit përqindja e njerëzve që nuk raportojnë fe është rritur për 14.8 për qind.

Kryepeshkopi i Jorkut, Stephen Cottrell, tha se rezultati i regjistrimit është një sfidë për ata në mënyrë që ta luajnë rolin e tyre për ta bërë të njohur Krishtin.

“Ne kemi lënë pas epokën kur shumë njerëz pothuajse automatikisht identifikoheshin si të krishterë, por anketat e tjera tregojnë vazhdimisht se si të njëjtët njerëz ende kërkojnë të vërtetën shpirtërore dhe mençurinë dhe një sërë vlerash për të jetuar”, ka thënë Cottrell.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -