16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Mushkolaj: Jasharaj është njeri i hjekave, duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë

Edhe analisti i njohur e publicisti, Imer Mushkolaj, ka folur pas akuzave të ulëta të Elvis Hoxhajt ndaj Rrahman Jasharajt, se gjoja kreu u i SBASHK’ut është “anëtar i partisë serbe”.

- Advertisement -

Mushkolaj tha se e njeh prej vitesh Rrahman Jasharajn dhe se ka punuar me atë gjithashtu. Ai e quan atë njeri të përkushtuar e punëtor.

“Është njeri i përkushtuem dhe punëtor. Njeri i hjekave”, shkroi Mushkolaj.

“Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë”, thotë Mushkolaj në postimin e tij.

- Advertisement -

Ai më tej e quan të frikshme përpjekjen e njerëzve të qeverisë, në këtë rast nga Elvis Hoxha, për ta njollosur e degraduar të parin e sindikalistëve të arsimit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -