14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Murati përsërit: Mësimi fillon nesër – ata që janë në grevë pezullohen nga paga

“Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e tyre të punës, e jo ashtu siç është deklaruar nga SBAShK”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë nesër më 1 shtator.

- Advertisement -

Sa i përket çështjes së grevës, ai ka thënë se ata të cilët kanë qenë dhe janë në grevë do të pezullohen nga paga, njofton Klan Kosova.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë nesër më 1 shtator.

Sa i përket çështjes së grevës, ai ka thënë se ata të cilët kanë qenë dhe janë në grevë do të pezullohen nga paga, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Sa i përket ekzekutimit të pagave, sot është bërë pjesërisht për shkak se llogaritja e listës së pagave merr kohë dhe zakonisht ky proces fillon në mes të muajit”.

“Sa i përket listave të grevistëve, ne kemi kërkuar që të na paraqitet lista e atyre që janë duke punuar, pra kush është në vendin e punës duhet të lajmërohen”.

“Nuk është kërkuar listë e grevistëve sepse ne tashmë e kemi. Janë mbi 25 mijë persona që janë me SBAShK-un”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se lista e anëtarësisë së SBAShK është në thesar.

“Nëse nisemi nga deklaratat e SBAShK, ku thuhet se të gjithë të anëtarësuarit janë në grevë, atëherë do të duheshin që të gjitha ata të pezulloheshin nga pagat”.

“Një pjesë e tyre kanë dalë në vendin e punës, një pjesë e tyre janë në pushim kolektiv dhe jo në grevë, ka pasur shumë që hapur janë deklaruar kundër grevës”.

Murati ka shtuar se SBAShK, nuk e ka mbështetjen e prindërve dhe mësimdhënësve sa i përket grevës.

“Ne po shohim se nuk e kanë mbështetjen as të prindërve dhe as të mësimdhënësve sepse ata e dinë se greva fillimisht i dëmton nxënësit dhe dëmton financiarisht edhe vetë mësimdhënësit”.

“Jam i bindur se nesër të gjithë mësimdhënësit do të jenë në vendin e tyre të punës e jo ashtu siç është deklaruar nga SBAShK”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -