11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Muja: Qeveritë e kaluara i thonin Jasharajt hajde qetu, sa mësimdhënës i ki, hajt 100 euro

Deputeti i VV-së, Armend Muja, në emisionin “DPT te Fidani”, i ka vazhduar akuzat ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

- Advertisement -

Në “dPT” te Fidani, ai tha se qeveritë paraprake i kanë ndarë nga 100 euro për mësimdhënësit me qëllim që t’i sigurojnë votat e tyre.

Sipas Mujës, rritja e pagave në të kaluarën ishte e pastudiuar mirë dhe bëhej për interesa elektorale të partive.

“Më herët është bërë një rritje lineare e pagesës, pa marrë parasysh a je kon mësues i mirë a ma pak i mirë, ti e ke përfitu një rritje pagës sepse këto janë bërë në cikle zgjedhore. Cdo herë qeveritë paraprake kur ka ardhë cikli zgjedhor kanë thon “hajde ti Rrahman qitu, sa mësimdhënës i ki, valla 20 mijë, hajt 100 euro e kta mu më votojnë”, edhe është abuzu pak”, tha Muja.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK dhe lideri i këshillit grevist të punëtorëve të sektorit publik, Rrahman Jasharaj është futur në përplasje të ashpra me Qeverinë e Kosovës, duke shpallur grevën që në fillim të vitit të ri shkollor. Ai ka refuzuar të heq dorë nga greva, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave që grevistët i kanë shtruar para qeverisë.

Si pasojë e polarizimeve të ashpra, gjuha kërcënuese dhe urrejtëse është rritur ndaj Jasharajt, ndërkaq sot ai është sulmuar edhe fizikisht nga një person në një shkollë të Prishtinës.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -