fbpx
7.5 C
Pristina
5 Dhjetor, 2021 - 21:18

Mposhti Luisetton, Florian Marku jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët (VIDEO)

Rekomandime

Florian Marku ia doli të triumfonte ditën e djeshme përballë boksierit francez, Luisetto duke mbrojtur kështu titullin kampion në kategorinë IBF dhe gjithashtu duke fituar pikë si boksier.

“Mbreti shqiptar” fitoi me vendim jurie pasi ishte dominant ndaj kundërshtarit në 6 nga 8 raundet e ndeshjes.

Marku e shprehu para ndeshjes dhe pas ndeshjes se tanimë dëshiron që ndeshja e radhës të zhvillohet në Shqipëri, e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ditën e sotme në “Instagram” si për të treguar se ky plan është më shumë se serioz.

Një ndeshje në atdhe ku do të mbronte një titull është një ëndërr e Markut, por edhe e shumë shqiptarëve që krenohen me të.

“Vitin tjetër do të kthehem për të mbrojtur titullin në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera Floriani.

Postimi i plotë:

Dje ishte nje atmosfere e zjarrte 🔥 Vitin tjeter do rikthehem per te mbrojtur titullin ne Shqiperi, ne Tirane tek stadiumi Air Albania. Mezi pres te ndeshem ne atdhe prane Shqipetareve te mi ☝🏻

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

Më shumë artikuj

Të fundit