fbpx
1.1 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

MPJ i Togos: E çnjohem Kosovën, fituam liberalizim të vizave në Serbi

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministri i Punëve të Jashtme të Togos, Robert Dussey, përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Serbi ka nënshkruar një marrëveshje për largimin e vizave mes dy shteteve, pasi shteti i tij ka vendosur ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sot kam nënshkruar një marrëveshje diplomatike për përjashtimin e vizave ndërmjet Togos dhe Serbisë. Tani zyrtarët togolezë mund të hyjnë në Serbi pa vizë. Ne po vazhdojmë negociatat”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Kryediplomati i Togës gjatë një konference të përbashkët për media në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se vendi i tij ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Më vjen mirë që keni përmendur tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare”, tha Dussey, ka raportuar “Tanjug”.

Ndryshe, Togo kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 11 korrik të vitit 2014.

- Advertisement -

Çnjohjet e Kosovës nga vendet e treta kishin nisur në vitin 2018 si pasojë e fushatës agresive kundërlobuese të Serbisë, kryesisht përmes ideatorit Ivica Daçiç, për të vazhduar më pas me përpjekjet shantazhuese kundër pavarësisë së Kosovës edhe në vitin 2023.

“Kemi nëntë vende që e kanë tërhequr njohjen, presim të dhjetën”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në konferencën vjetore drejtuar popullit serb ku pretendoi se Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet, kishin tërhequr njohjen për shtetin më të ri në Evropë.

Por, disa shtete tashmë e kanë mohuar se e kanë çnjohur Kosovën.

- Advertisement -

Të fundit

Prishtinasit ia hedhin keq në FB, ‘zyrtarja amerikane’ që i premtoi investime milionëshe në Kosovë ia merr mijëra euro

Rrjetet sociale janë të mbushura me llogari fiktive prapa të cilave fshihen persona që bëjnë gjueti për zhvatur para...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -