Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe vranësira. Gajtë ditës rrallë në disa vise priten riga kryesisht të dobëta shiu, ndërsa vazhdojnë erërat jugperëndimore të cilat në disa rajone do të fryjnë me shpejtësi deri në 50 km/h. Temperatura maksimale deri në 16 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vende-vende priten riga të dobëta shiu, ndërsa në Shqipëri (veri) do të ketë gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me bubullimë.
Mot i ngjashëm do të kemi edhe të dielën, por gjatë ditës pasdite priten më shumë rrebeshe lokale shiu dhe më shumë vranësira edhe pse mbesin shanse për intervale kohore me diell.
Nga e hëna shtohen rrebeshet e shiut. Pasditeve do të ketë gjasa edhe për vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe do të ndodhin herë pas here, ndërsa vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive shiu./MeteoBallkan