fbpx
1.1 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Moti javor: Më në fund “aromë” dimri!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Pas dimrit shumë të ngrohtë deri më tani dhe mungesës së paprecedentë të borës, pjesa e dyte e dimrit ka nis shumë më dinamike dhe me reshje të shumta shiu, por temperatruat po vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore.

Gjatë kësaj jave më në fund temperaturat pritet të zbresin në vlera normale për muajin Janar për shkak të ndryshimit të rrymimeve ajrore.

- Advertisement -

Rrymimet ajrore ende janë nga jugu dhe java nis me reshje të dendura shiu. Nga e marta do të fillojnë rrymime ajrore nga veriu e lindja dhe temperaturat do të shënojnë ulje graduale. Reshjet e shiut do të jenë mjaft intensive në fillim të javës sidomos natën mes së hënës dhe së martës, ndërsa nga e marta reshjet do të ulin intensitetin e tyre.

Me ardhjen e masave të ftohta ajrore nga veriu dhe Mesdheun ende aktiv në aspektin ciklonik nga mesi i javës do të kemi reshje bore në shumicën e territoritit të Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe ultësirat, por mbetet enigmatike sasia e borës, ngase kjo do të varet nga pozicionimi i ciklonit mesdhetar.

Pra, më në fund do të shijojmë aromën dimërore dhe fjollat e borës, por për sasinë e reshjeve të dëborës nuk mund të themi ende asgjë ngase është jashtëzakonisht e vështirë të përcaktohet.

Në përgjithësi: vazhdon edhe një javë me mot kryesisht të vranët e me reshje shiu e bore. Nga mesjava reshjet të herëpashershme bore priten në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore si dhe zonat kodrinore-malore të Shqipërisë.

- Advertisement -

Edhe fundjava do të jetë e ftohtë dhe dimërore me reshje lokale bore. Në zonat mesdhetare të Shqipëris kryesisht me reshje të herëpashershme shiu, por edhe më intervale kohore me diell./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të fundit

Prishtinasit ia hedhin keq në FB, ‘zyrtarja amerikane’ që i premtoi investime milionëshe në Kosovë ia merr mijëra euro

Rrjetet sociale janë të mbushura me llogari fiktive prapa të cilave fshihen persona që bëjnë gjueti për zhvatur para...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -