fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“Moti bën ndryshimin drastik”, meteroIogia Lajda Porja zbuIon kur pritet të fiIIojnë reshjet e dëborës

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Java e parë e Janarit nisi me mot të ngrohtë dhe me temperatura deri në 18 gradë Celsius, të cilën meteorologët e quajnë të pazakontë për stinën e dimrit.

Mirëpo situata do të ndryshojë javën e ardhshme, sipas sinoptikanes Lajda Porja nga “MeteoAlb”, e cila thotë se pritet që do të sjellë temperatura shumë më afër atyre të dimrit. Po ashtu, pritet që dielli t’i lërë vendin shiut dhe reshjeve të dëborës.

- Advertisement -

Lajda Porja: Sikundër e kemi parë, gjithë Janari ka nisur me mot të kthjellët, me temperatura të larta, me diell. Vijon fundjava të mbetet kthyesisht me mot të thjellët. Dita e dielë do të sjellë vranësira të dendura, megjithatë nuk priten reshje shiu në territor.

Përsa i përket vlerave termike, mbeten temperatura të larta, madje mëngjesi i së shtunës do të sjellë një tjetër rritje duke i bërë pak më të ngrohta, në zonat malore do të jemi në vlerën 3 apo 4 gradë. Maksimalet mbeten në 15 gradë.

Përsa i përket reshjeve, ka sinjale që reshjet t’i kemi që në fillimin e javës që vjen ku do të kemi ndryshim total të motit. Do të kemi reshje shiu sikundër nuk do të mungojnë dhe reshjet e dëborës në zonat e thella malore.

Java tjetër do të sjellë dhe temperatura shumë më afër temperaturave të dimrit duke qenë se pothuajse e gjithë java e parë e Janarit ka shënuar vlera 17 apo 18 gradë Celsius, temperatura shumë ndryshe dhe shumë më të larta nga se duhet të regjistrohen në dimër.

- Advertisement -

Të fundit

Video emocionuese: VogëIushi i gëzuar që u nxorr nga gërmadhat e tërmetit, Iuan me ekipin shpëtues

Në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese. I...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -