10.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Moska publikon videon: Ja prova që nuk e prekëm dronin amerikan

- Advertisement -

Moska ka publikuar një video me anë të së cilës përpiqet të vërtetojë se nuk e ka prekur dronin amerikan që u rrëzua në Detin e Zi.

- Advertisement -

Videoja e publikuar dyshohet ë jetë filmuar nga një avion luftarak rus Su-27 i cili ka qenë duke monitoruar lëvizjet e dronit amerikan mbi Detin e Zi.

Pamjet po qarkullojnë në Telegram dhe mediat ruse. Sipas asaj që ilustrohet në video, avioni rus manovroi dhe e shmangu dronin dhe nuk e preku helikën, gjë që do të shkaktonte rrëzimin e mjetit fluturues në det.

- Advertisement -

Megjithatë, vlen të theksohet se autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.

Kujtojmë se pas incidentit, SHBA thirri në Departamentin e Shtetit ambasadorin rus në Uashington për të kërkuar shpjegime.

Në një deklaratë të re, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se avioni pa pilot që amerikanët u detyruan ta “zbrisnin” në Detin e Zi pasi pësoi dëmtime në helikë, mund të mos riparohet më.

- Advertisement -

VIDEO KËTU.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -