10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Mos u çuditni, së shpejti vendi do të mbulohet nga bora

- Advertisement -

Ndryshimi i motit vjen këtë fundjavë, megjithatë mbetet ende ngrohtë.

- Advertisement -

Përpos intervale kohore me diell priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive, por të karakterit lokal.

Reshje të dendura dhe gjithëpërfshirëse vijnë të hënën si rezultat i zhvendosjes dhe zhvillimit të një cikloni gjigand në Evropën juglindore.

- Advertisement -

Cikloni me qendër në jug të Italisë dhe Shqipërisë do të shtrihet deri në Detin Egje në Greqi dhe Turqi. Kur kemi masa ciklonike në Detin Adriatik, Jon, Egje dhe këto masa bashkohen në një apo dy sisteme të fuqishme ciklonike atëherë reshjet e dendura janë pothuajse të pashmangshme.

Vranësirat do të vijnë nga jugu, pra reshjet do të nisen që nga Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të arrijnë edhe në Kosovë duke u intensifikuar orëve të pasdites ose mbrëmjes së të hënës.

Me ardhjen e reshjeve të dendura do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja dhe ka gjasa që të fillojnë reshje të dendura bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës, shkruan Meteoballkan.

- Advertisement -

Ekzistojnë shanse reale që reshje bore të ketë në gati të gjitha ultësirat e Republikës së Kosovës, por tani modelet numerike-kompjuterike janë në fazën e fundit të përpunimit të trajektores së saktë të ciklonit, sasisë dhe llojit të të reshurave.

Një gjë është e sigurtë: gjatë javës së parë të prillit garderoba e trashë do të nevojitet për të paktën 3 ose 4 ditë, ndërsa Prilli sjellë reshje bore në shumicën absolute të territorit të Kosovë. Mbetet ende pikëpyetje vetëm sasia e borës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -