13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Mos e politizoni UÇK’në, sheshi sot u mbush për UÇK’në e jo për PDK apo kundër Kurtit

- Advertisement -

Qendra e Prishtinës jehoi nën thirrmat e UÇK’së pasditen e të dielës. Dhjetëra mijë persona kishin dalë ti jepnin mbështetje UÇK’së që po gjykohet në Hagë.

- Advertisement -

As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli nuk kanë shku në Hagë si kryetarë të PDK’së. Kanë shku si ish udhëheqës të UÇK’së dhe Kosova nuk duron ti njolloset UÇK’ja as nga Haga, as nga askush.

Por, qarqe të caktuara mediatike apo politike po përpiqen që këtë marsh madhështor ta orjentojnë si revoltë ndaj qeverisë Kurti dhe përkrahje ndaj PDK’së.

- Advertisement -

Kjo nuk është e vërtetë. Sheshi sot jehoi në mbrojtje të tri shkronjave tē arta pa të cilat nuk do të bëhej ky vend, UÇK.

Albin Kurti me shokë e kishin kundërshtuar me forcë krijimin e Gjykatës Speciale. Ata buk i akuzon askush për këtë. Përkundrazi.

Ishte pikërisht i dyti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca që e mbështeti marshin. Disa pjestarë të steukturave të larta të VV’së u panë në shesh në mbështetje. Prandaj, çdo devijim nga e vërteta mund ta godasë UÇK’në dhe është dashakeqe. Sot, nuk kishte politikē aty. Kishte unifikim të popullit në mbështetje të UÇK’së./Kosova ime

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -