Me rastin e 26 vjetorit të epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne, shkruan Reporteri.net.
Në këtë seancë i pranishëm është edhe Rifat Jashari.
Seanca nisi me himnin e Kosovës, derisa i pari fillimisht performoi këngëtari Ilir Shaqiri me këngën “Sërish vjen marsi”.
Pas tij, ishte këngëtarja Shkurte Fejza e cila performoi në Kuvend këngën “Mora fjalë”.