26.9 C
Pristina
E hënë, 9 Shtator, 2024

Monoliti misterioz shfaqet në shkretëtirën e Nevadës

- Advertisement -

Një monolit misterioz është shfaqur në shkretëtirën e Nevadës gjatë fundjavës, duke nxitur spekulime se çfarë mund të jetë dhe kush qëndron pas tij.

Struktura u pa nga policia e Las Vegasit, i cila tha se e pa atë gjatë një misioni kërkim-shpëtimi në veri të Luginës së Las Vegasi.

- Advertisement -

“Ne shohim shumë gjëra të çuditshme … por shikoni këtë”, ka shkruar policia e Las Vegasit në rrjetet sociale.

Monoliti është i ngjashëm me ato të tjera të çuditshme që u shfaqën në mbarë globin në vitin 2020.

- Advertisement -

Struktura e gjatë, drejtkëndore, reflektuese u pa pranë Gass Peak, një zonë shëtitjeje në shkretëtirën e Nevadës vetëm rreth një orë në veri të Las Vegasit.

Në fotografitë e publikuara nga policia në rrjetet sociale, monoliti duke i vendosur në një terren paksa të thyer.

“Si ka arritur këtu”, ka pyetur policia në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime se çfarë mund të jetë.

- Advertisement -

Monoliti ka disa ngjashmëri me ato të paraqitura në vitin 2001: A Space Odyssey, një film i vitit 1968 me regji të Stanley Kubrick. /Telegrafi/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -