3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Momenti kur Xherdan Shaqiri e kishte injoruar keq gazetarin provokues serb

Xherdan Shaqiri i kishte “djegur” serbët me golin e shënuar ndaj tyre në Botërorin e Rusisë, kur ia kishte siguruar fitoren Zvicrës, me ç’rast, bashkë me shënuesin tjetër, Granit Xhaka, e kishte formuar me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

- Advertisement -

Kjo kishte bërë që mediat serbe të shkruanin zi e terr për futbollistin kosovar, ndërsa serbët kishin kërkuar nga FIFA që t’i dënonte apo gjobiste dy shqiponjat nga Kosova.

E një gazetar serb e ka provokuar futbollistin nga Zhegra e Gjilanit derisa ky ishte pjesë e Liverpoolit.

“Shaqiri, a mund të flasësh për mediat e shtëpisë (vendit) tënde, për mediat serbe”, i thotë gazetari Shaqirit, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

- Advertisement -

E futbollisti shqiptar e injoron keq gazetarin serb, duke vazhduar drejt pa i kushtuar vëmendje.

Pas eksperiencës në Liverpool, ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt, u transferua shkurt në Lyon para se t’i bashkohej ekipit amerikan, Chicago Fire.

Ai konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj shqiptarë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -