4.8 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 01:56

Momenti kur vijnë forcat SWAT të FBI, turma largohet nga Kapitoli

Ky është momenti kur trupat speciale, SWAT mbërrijnë në godinën e Kongresit Amerikan.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u futën në Kapitol, teksa pritet edhe Garda Kombëtare.

Pas këtij momenti turma nisi të largohej nga godina, kurse mbetën vetëm pak protestues pro presidentit Donald Trump.

Kujtojmë se 4 persona kanë vdekur gjatë trazirave që u shkaktuan në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë metropolitane të Washingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona, 47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhrin e shtetrrethimit bën me dije në një deklaratë për mediat shefi i policisë metropolitane të Washington, Chief Robert J. Contee.

Mësohet se 2 bomba artizanale janë gjetur në kompleksin e ndërtesave rreth Kongresit në SHBA.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!